Komuna e Podujevës aplikon në 5 projekte për efiçencë në Fondin e Kosovës për Efiçencë të Energjisë
Nënkryetari i Komunës së Podujevës z. Nexhmi Ruadri priti në takim ekipën e Fondit të Kosovës për Efiçencë të Energjisë, të udhëhequr nga drejtori Admir Shala, me të cilët diskutoi për mundësitë që Komuna e Podujevës të aplikojë për projekte në këtë fond.
Në njoftim thuhet se Komuna e Podujevës ka aplikuar me pesë projekte që kanë të bëjnë me ndriçim publik efiçent të rrugëve dhe projekte për efiçencën e energjisë në disa objekte shkollore.
Në takim ishin të pranishëm zyrtarët komunalë, hartues të projekteve për efiçencë. /InLajmi/