Ndërhyn Qeveria e Kosovës, autobusit me kosovarë që u bllokua nga kroatët i sigurohet leja për kalim tranzit
Një autobus i mbushur me qytetarë të Kosovës dhe të vendeve të tjera të rajonit ka mbetur në kufirin Slloveni-Kroaci për dy ditë me radhë.
Fillojetë Konjuhi, zyrtare për media në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit ka treguar se është arritur të sigurohet leja për kalim tranzit për Mal të Zi për këtë autobus, përcjell Ballkani.Info
Konjuhi tha për Klan Kosova se kjo u mundësua pasi MIA ka folur me autoritetet malazeze.