Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti u pa sot gjatë ditës teksa nënshkroi peticinonin në shesh, për zgjedhje të reja, iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell InLajmi.
E të njejtën gjë nga zyra e partisë e ka bërë edhe ish-ministri i punëve të jashtme Glauk Konjufca i cili ftoi edhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ta bëjnë të njejtën gjë.
Ai tha se qytetarët tashmë janë të bindur se cili është lloji i qeverisjes që i duhet vendit, prandaj zgjedhjet janë qëllimi ynë politik, sepse zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të ecur përpara.
“Prandaj i ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin për zgjedhje të reja në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, tha Konjufca./InLajmi/