Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kreu i PDK-së Kadri Veseli tha se nuk Qeveriset me mashtrime, duke aluduar në Vetëvendosjen, raporton InLajmi.
“Atë që e quajtën shpresë e kthyen në një mashtrim të madh dhe të paparë, duke theksuar se Qeverisja e kaluar ka prishur raportet me shtetet fqinje”.
“Kosova për 20 vite nuk e arriti Evropën si standart per ekonomi dhe per jetë” tha Veseli ndër të tjera në foltore.
“Jemi shteti me i fundit i liruar në botë , por jemi më i izoluari”./InLajmi/