Sot do të mbahet seanca për formimin e Qeverisë së re, ku pritet që të zgjedhet kryeministër, si kandidat i nominuar nga LDK-ja.
Është raportuar se disa deputetë nga koalicioni LDK-AAK-NISMA, nuk do ta votojnë qeverinë që do ta udhëheqë i mandatuari nga Lidhja Demokratike e Kosovës Avdullah Hoti.
Me këtë rast është thënë se në mesin e atyre është edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Donika Kadaj-Bujupi.
E kontaktuar nga Klan Kosova, ajo tha se qëndrimin e saj do ta bëj të ditur në seancë.