Infektohen me virus një familje në Fushë Kosovë, përfshirë dy fëmijë dhe një foshnje disamuajshe.
Dy prindërit dhe tre fëmijët e kishin marrë virusin në Vushtrri nga disa familjarë të tyre.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli, që njoftoi se gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.
“Një familja pesëanëtërëëshe është konfirmuar nga IKSHPK me koronavirus, ndërsa përveç tyre s’ka të tjera raste infeksioni. Anëtarët e familjes janë në gjendje të mirë dhe nuk kanë shenja të përkqeqësimit derisa janë duke qëndruar në izolim”.
Pesë anëtarët e kësaj familje janë ndër 27 rastet e reja që mbrëmë u konfirmuar me Codiv-19 në gjithë Kosovën, derisa në Vushtrri po shënohet numri më i madh kohëve të fundit.