Shefi i Grupit Parlamentar të Nismes Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk do ta votojë qeverinë Hoti.
Shala ka thënë se është çështje e parimeve dhe jo e pazarit.
“Jo nuk është e vërtetë, nuk është çështje e pazarit personal po çështje e disa parimeve tona. nesër i kuptojmë të gjitha, përderisa nuk kam diskutuar me kryetarin sot, nuk kam arsye të jap opinione”, ka thënë Shala në Tv Dukagjini.
Ndërkohë Shala ka qenë ndër deputetët që ka nënshkruar kërkesën për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë Hoti.
“Për momentin vota imë është kundër kësaj qeverie Qeverisë Hoti”.
I pyetur nëse ka të bëjë vota e tij me “çështje pazaresh”, Shala thotë se kjo nuk qëndron por shton se nesër do t’i bëjë të ditura të gjitha arsyet e vendimit të tij.
“Nuk është çështje e pazarit tim personal, por është çështje e parimeve që lidhet me NISMA-n”, deklaroi ndër të tjera Haxhi Shala.