Në vend sonte janë raportuar 27 raste të reja me koronavirus dhe asnjë person i shëruar, e Komuna e Vushtrrisë, përsëri prinë me numrin e të infektuarve, shkruan InLajmi.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 14 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Ceceli, 4 raste Vushtrri, 4 raste Mihaliq dhe 1 rast Bajskë), komuna e Podujevës 5 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Podujevë dhe 2 raste Dobërdol ), komuna e Fushë Kosovës 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Bresje) dhe komuna e Mitrovicës 3 raste (sipas vendbani mit: 2 raste Vërbnicë dhe 1 rast Shipol).
Kujtojmë se një mjek nga Vushtrria nuk i kishte respektuar masat ndaj koronavirusit dhe kishte dalur në qytet, teksa ishte kapur nga Policia, ndaj të njejtit është paralajmëruar dënim./InLajmi/