Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka reaguar ambasadorit gjerman Christian Heldt, pasi ky përkrahu një anketë të publikuar nga një kompani për të cilën ai po thotë se e ka simpati VV-në, përcjell InLajmi.
Mustafa thotë se u mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet. Por ai ndër tjera thotë se një Qeveri që shkeli dy herë Kushtetutën dhe po shkarkon Borde çdo ditë, është e pa mundur të ketë përkrahje të tillë nga qytetarët.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar miq
U mundova dje dhe sot të lexoj statistikat , sipas sugjerimeve të një ambasadori të një vendi shumë të respektuar, se ato flasin vet.
E pyeta veten, si mundet një qeveri ku për shkak të pandemisë kanë mbetur të punojnë edhe 5 ministra të LDK-së, e cila dy herë shkeli Kushtetutën, të ketë përkrahje të tillë. Një qeveri e cila shkarkon borde dhe e pranon publikisht se po i instalon partiakët e vet. Nuk më folën rezultatet.
Nuk besoj se duhet të shkelet Kushtetuta për ta fituar perceptimin nga qytetarët.
Nuk besoj, poashtu, që institucionet e bllokuara nga Covid-19, të cilat nuk mbajnë takime dhe aktualisht janë jofunksionale, marrin përkrahjen e mbi 3/4 të të anketuarëve me telefon nga UNDP për punën e mirë të tyre.
Këto mund të jenë simpati personale. Më së paku vlerësime!
Prandaj, po i lexoj por, që flasin nuk më flasin këto statistika! IM/InLajmi/