Raportohet se dje në ora 15:45 janë arrestuar dy persona nën dyshimin për tentim rrëmbimi ndaj një femre.
Policia e Kosovës sqaron se njëri prej të dyshuarve kishte bashkëjetuar me viktimën, dhe se i njejti kishte tentuar ta rrëmbejë, por Policia ka ndërhyrë në momentin e duhur.
Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.