Anëtari i Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, deputet i Partisë Demokratike, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se hajnia në tendere nga Ministria e Shëndetësisë, përgjatë pandemisë, ishte shumë e madhe.
Haxhiu tha se vjedhja ishte nga paracetamolli e dorëzat dhe deri në qeset e kufomave në kontratat e nënshkruara nga ministria.
Ai tha se një maskë e cila në treg gjendet me 0.16 cent, është blerë nga ministria e Shëndetësisë me çmimin prej 0.56 cent, pra diku afro 3500% më shtrenjtë.
“Sai përket masakave kirurgjikale QKUK ka pasur kontratë valide me 0.16 cent, ndërsa ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar maska me çmim 0.56 cent, pra për afro 3500 % më shtrenjtë ka kontaktuar blerjen e tyre, po ashtu është vjedhur prej paracetomillit e dorëzave deri te qeset e kufomave”, tha Haxhiu në emisionin “Studio e Hapur”, në RTK.
Po ashtu Haxhiu tha se të gjitha këto dëshmi që janë pranuar edhe nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, janë dorëzuar në prokurori për hetime.
“Komisioni Parlamentar tanimë e ka zyrtarizuar për hetim në organet e prokurorisë, në mbledhjen që e kemi pasur janë shqyrtuar dokumentacioni nga ministria e Shëndetësië, të gjitha këto dokumentacione të dorëzohen ne prokurori, pasi ka dyshime për fryrje të çmimeve deri në 3500%, kontrata të dyfishta”, tha Haxhiu.