Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka bërë të ditur se tashmë në Kamenicë janë vetëm edhe tri raste aktive me COVID-19.
I pari i kamenicës ka thënë se 37 persona janë shëruar në këtë komunë, nga 40 të infektuarit e kësaj komune, shkruan Inlajmi.
Ai përmes rrjetit social facebook ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se janë testuar gjithsej 332 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 4 raste me COVID-19.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan.
Postimi i plotë:
Dy lajme të mira sonte?
Dy mostra të marra nga IKShP kanë rezultuar negativ me COVID-19, kurse një person tjetër nga Topanica është shëruar plotësisht.
Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:
• 40 të infektuar
• 37 të shëruar
• 3 raste aktive
Faleminderit Kamenicë për përgjegjshmërinë e treguar gjatë gjithë kësaj kohe dhe uroj që tri rastet aktive të shërohen së shpejti❤? /InLajmi/