Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili përpos që u deklarua se Kurti, Sveçla dhe Abazi kanë hyrë në dhomën e përgjimeve në PTK, tha se familja e Ministrës në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiut kanë laborator të droges, përcjell InLajmi.
Edhe pse u demantua nga ministrja Haxhiu e cila edhe paralajmëroi padi për shpifje, presidenti nuk u ndal dhe sot publikoi pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë.
“Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t’i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë” shkroi Thaçi në facebook, teksa ia ka bashkangjitur edhe videon.
Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t'i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë! HTH
Posted by Hashim Thaçi on Thursday, May 28, 2020
Ndryshe edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti demantoi deklaratat e presidentit duke e quajtuar edhe shpifës e gënjetashtar./InLajmi/