Ata janë një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar, të cilët kanë arritur të fitojnë simpatinë dhe dashamirësinë e publikut jo vetëm falë artit të tyre, por edhe pozitivitetit që përcjellin si çift. Është e pamundur të mos i shohësh bashkë, aq sa shpeshherë mund të mendoni se ky çift, një ndër më të konsoliduarit mes artistëve, janë thuajse të pandashëm. Por sonte dhe nesër Albani do të jetë vetëm, kuptohet në skenë pasi këngëtari i njohur do të mbajë një koncert recital në amfiteatrin e Liqenit Artificial.
Të gjithë fansat e muzikës së tij do të kenë mundësinë të dëgjojnë për disa orë hitet më të bukura të këngëtarit dhe çdo gjë është live. Meqenëse na ndajnë vetëm pak orë nga nata e parë e koncertit, Miriami si gjithmonë shumë e kujdesshme, i ka uruar suksese publikisht nëpërmjet një postimi në Instagram. “Sot dhe nesër hëna dhe yjet do ndriçojnë vetëm për ty. Suksese dashuria ime”,- shkruan Miriami.