Për shkak të pandemisë COVID-19, shumë shqiptarë kishin mbetur në Emiratet e Bashkuara Arabe, e një ndër ta ishte edhe bukuroshja Arta Nitaj.
Arta e cila tashmë ushtron profesionin e saj si blogere duke pozuar për markat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kishte mbetur prej tre muajsh e izoluar në Dubai, bashkë me miken e saj, Stina Bojku.
Rikthimin e Artës e ka konfirmuar edhe studio e makijazhit “Vogue”, duke publikuar një fotografi të saj, me titullin: “Arta Nitaj është rikthyer”.
Të njëjtën fotografi, bukuroshja Nitaj e ka rishpërndarë me ndjekësit e saj në InstaStory, shkruan Telegrafi.

Arta përndryshe njihet si një prej modeleve shqiptare më të ndjekura në rrjetin social Instagram, teksa famën e arriti me rolin e ‘Xhesikës’ në hit-serialin “O Sa Mirë”.