Kryetari i Komunës, Ardian Gjini dhe Daniel Cruz, Drejtor i projektit Up to Youth që financohet nga USAID kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për zbatimin e projektit Up to Youth.
Ky projekt është mirëpritur nga Kryetari Gjini dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Saranda Hyseni Maloku, për faktin se përmes këtij projekti të rinjtë e Gjakovës do të përfshihen në aktivitete të shumta të cilat do të krijojnë mundësi për aspiratat e rinisë, në mënyrë që ata të kontribuojnë dhe të përfitojnë nga komunitete më të qëndrueshme, më demokratike dhe më prosperuese.
Ata janë shprehur mirënjohës qe projekti Up to Youth ka përzgjedhur komunën e Gjakovës për të zbatuar këtë projekt i cili do të sjell ndryshime pozitive tek të rinjtë.

Objektivat kyçe të projektit Up to Youth janë:
Mobilizimi i rinisë për të qenë forcë e ndryshimeve pozitive;
Zhvillimi dhe demonstrimi i shkathtësive të buta/jetësore për rininë;
Zhvillimi, ndërtimi dhe mbështetja e partnerëve të qëndrueshëm për kultivimin e një mjedisi ku rinia mund të përfshihen në mënyrë pozitive dhe të dobishme./InLajmi/

















