Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, është i ftuar sonte në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.
Uka ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për gjendjen e arsimit në Kosovë. Ai ka thënë se vlera e bursës në Kosovë është shumë e vogël në krahasim me shpenzimet që i ka një student.
“Vlera e një burse për momentin në Kosovë është diku 600 euro, që është një shumë e vogël në krahasim me shpenzimet që ka një student”, ka thënë Uka.
“Ne do e rrisim vlerën e kësaj burse në 800, aq sa ishte. Do krijojmë një fond të veçantë për vajza të cilat studiojnë që ato të kenë mudnësi të kryejnë studimet”
Tutje ai ka thënë se subjekti i tij politik ka një plan për zhvillim e arsimit i cili ka mbetur shumë prapa në vendin tonë.
“Arsimi është kryeprioritet i Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Uka.
Tutje ai ka shtuar se planprogrami të cilin po e prezanton kandidati i LDK’së, është po ai që e ka Vetëvendosje tash e ca vjet.