Këto ditë po bën bujë një deklaratë e njërit prej këshilltarëve të Albin Kurtit, Luan Dalipi, i cli është ankuar me anë të një statusi për transmetimin e serialit “Çka ka shpija” në televizionin publik, duke e cilësuar serialin si “pa shije, pa kreativitet, palidhje”, shkruan InLajmi.
E për këtë ka reaguar edhe aktori i njohur, Jeton Zogiani, i cili është gjithashtu pjesë e serialit në fjalë.
“A lat kënd pa e fy e pa e linçu për këto 100 ditë n’pushtet“ – ka thënë ai.
Zogjani ka qenë kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit që janë mbajtur në Kosovë.
Ndërkohë, për statusin e Dalipit ka reaguar edhe vetë aktori kryesor i serialit, Naser Rafuna, duke i komentuar atij në status.
Rafuna ka thënë se deri më tani për serialin që bëhet në formë kritikuese e me sarkasëm nuk kanë pasur deri më tani reagim nga askush. /InLajmi/