Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyqi përsëri reagoi ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti duke thënë se shkelësi i Kushtetutës qenka brengosur për shëndetin e demokracisë së Kosovës, brengë sa ironike edhe komike, përcjell InLajmi.
Ai tha se Albin Kurti si politikan asnjëherë nuk e ka respektuar rendin tonë kushtetues e demokratik. Edhe kur i kishte fituar zgjedhjet, duke u bërë kryeministër i vendit, ai asnjëherë nuk ka treguar konsideratë për demokracinë e vendit.
“Nga shkeljet e shumëfishta kushtetuese e ligjore e deri te anashkalimin i Kuvendit të Kosovës dhe kërcënimet në adresë të Gjykatës Kushtetuese, janë vetëm disa nga veprimet e zakonshme të një kryeministri aspak të zakonshëm jo-demokratik” shkroi Bytyqi në facebbok.
Ai tha se Kurti në rrethanat e 2014 edhe zgjedhjet do t’i konsideronte jo demokratike, në këtë kontekst për të vlen demokracia vetëm atëherë kur i shërben interesit të tij, por jo edhe vendi./InLajmi/