Një ndër rastet e para me koronavirus të konfirmuara më 13 mars vinte nga komuna e Vitisë, shkak që kjo komunë për ditë me radhë u bë vatër e Covid-19.

Edhe pse ishte ndër komunat më të prekura, tash e një muaj Vitia nuk ka shënuar asnjë rast të ri me virusin korona.


Rasti i fundit pozitiv në Komunën e Vitisë ishte shënuar më 30 prill, ndërkohë që për gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë të dyshuar me COVID-19.
Personi i fundit me koronavirus nga kjo komunë u shërua më 9 maj, përcjell Metro.
Në këtë komunë u shënua njëri nga dy rastet e para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, ndërsa tani nuk ka asnjë rast aktiv.



















