Kryetari i Partisë Social Demokrate Dardan Molliqaj u ka uruar të gjithë besimtarët mysliman Festën e Fitër Bajramit, shkruan InLajmi.
Molliqaj ka thënë se sakrifica përmbushëse e muajit të Ramazanit kulminon me dashurinë dhe solidaritetin që e shpërndajmë me njëri-tjetrin përgjatë festës së Bajramit.
Ai ka thënë se janë këto vlera të lartësuara që janë themeli i një shoqërie të barabartë e me dinjitet. Prandaj Bajrami na shërben si kujtesë për këto vlera dhe si shtysë që ato të jenë gurthemeli i së ardhmes. /InLajmi/