Studentja shqiptare, Qëndresa Sahiti ka hyrë në historinë e Kanadës duke u bërë një ndër 10 fitueset e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e vitit 2020.
Përmes një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se ajo është e sapo diplomuar me titull nderi nga dega e shkencave neurologjike, nga Dalhousie University, Kanada. Qëndresa sapo është çertifikuar dhe në “Udhëheqje Shkencore dhe Komunikim”, përcjell Kultplus.
Postimi i Qëndreses ne Facebook.
Sahiti është vlerësuar si një rast suksesi nga Shoqata për Arsimin e Lartë, si brezi i parë në Kanada e ardhur me familjen e saj si refugjatë. Qendresa u rrit me vlerat e rëndësisë së komunitetit.Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në facebook.
Ajo kontribuon në forcimin e lidhjeve në komunitetin e saj duke shërbyer si mentore dhe vullnetare në organizatat e shëndetësisë dhe avokatisë.