• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 13 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

BE: Lajçak po vepron në emër të Borellit

J G nga J G
18 May 2020
në Politikë
0 0
0
BE: Lajçak po vepron në emër të Borellit
2
SHPERNDARJE
12
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano, ka thënë se Miroslav Lajçak është i emëruar dhe vepron në emër të Josep Borell dhe se ua ka bërë të qartë palëve të përfshira në dialog se çfarë duhet të jetë marrëveshja finale. Sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve, Stano ka thënë se qëndrimet e Borell dhe Lajçak janë në përputhje me qëndrimin afatgjatë të BE’së. Ndërkohë sa i përket gatishmërisë së Rusisë për përfshirje në dialog, Stano ka thënë se për një gjë të tillë duhet të ketë një dakordim të përbashkët të të gjitha palëve që janë të përfshira në procesin e negociatave.

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, ditë më parë në një intervistë për disa media të Ballkanit ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve është një çështje që duhet të zgjidhet mes Kosovës dhe Serbisë dhe se nuk i takon Brukselit që të diktojë atë se për çfarë duhet të pajtohen ose jo palët. Një përgjigje të tillë Borell e kishte thënë kur ishte pyetur nëse është kundër lëvizjes së kufijve siç është Gjermania. Deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë të BE’së u interpretuan si mos kundërshtim për prekjen e kufijve dhe kanë nxitur shumë reagime.

E një qëndrim i tillë i Borell-it u pasua nga një reagim i nëpunësit të tij, Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk i kontribuon stabilitetit në rajon dhe që nuk është në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express ka thënë se qëndrimet e Borell dhe Lajçak rreth idesë së shkëmbimit të territoreve janë në përputhje me qëndrimin afatgjatë të Brukselit dhe se është jo korrekte që deklarata të tilla të interpretohen ndryshe.

“Lidhur me shkëmbimin e territoreve; komentet e bëra nga Përfaqësuesi i Lartë/zv.presidenti Josep Borell dhe Përfaqësuesi Special i BE’së, Miroslav Lajcak janë konsistente dhe në përputhje me qëndrimin tonë afatgjatë. Të thuhet ndryshe, është keqinterpretim i pastër dhe jo korrekte”, ka thënë Stano për Gazetën Express.

Stano ka thënë se Borell në mënyrë të vazhdueshme ka potencuar se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin problemet pa vonesa dhe të tregojnë se janë të gatshme të ecin përpara drejt integrimit në BE.

“Josep Borell gjithmonë ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha problemet pa u vonuar; ky është prioritet për BE-në dhe duhet të jetë edhe për ta (Kosovën dhe Serbinë). Kosova dhe Serbia duhet ta arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve, dhe kjo do të tregojë se ato më në fund kanë zgjidhur problemet e së kaluarës dhe janë të gatshme të ecin përpara në rrugën e tyre evropiane”, ka thënë zëdhënësi i Borell-it.

Ai tutje ka thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe e pranueshme për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Stano ka thënë se Lajçak është emëruar dhe flet në emër të Borell dhe se këtë qëndrim rreth marrëveshjes finale ua ka bërë të ditur palëve të përfshira në dialog.

“Një marrëveshje e tillë duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe vlerat e Bashkimit Evropian dhe duke respektuar ligjin ndërkombëtar. Për të qenë marrëveshje e qëndrueshme duhet të jetë e pranueshme për rajonin dhe për shtetet anëtare të BE’së. Ky është mesazhi të cilin ua ka dërguar palëve Lajçak, i cili është emëruar nga dhe vepron në emër të Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell”, ka shtuar Peter Stano.

I pyetur nga Gazeta Express rreth gatishmërisë së Rusisë për përfshirje në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që drejtohet nga Bashkimi Evropian, Stano ka thënë se për përfshirje direkte të partnerëve në bisedime duhet të ketë një pajtim të përbashkët të palëve.

“U takon palëve që të pajtohen bashkërisht për përfshirjen direkte të partnerëve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Dialogu Prishtinë-Beograd lehtësohet nga BE-ja që kur ka filluar në vitin 2011”, ka potencuar Peter Stano.

Zëdhënësi i Borell ka thënë se BE është duke punuar për një përfundim të suksesshëm të dialogut që do t’iu jepte zgjidhje të gjitha kontesteve të mbetura pa epilog mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi duke punuar drejt një përfundimi të suksesshëm të dialogut, për të arritur një normalizimi gjithëpërfshirës dhe një marrëveshje finale që zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura”, ka përfunduar zëdhënësi i BE’së, Peter Stano.

Sa i përket idesë së korrigjimit të kufijve dhe shkëmbimit të territoreve, i gjithë faktori politik në Kosovë është kundër. Gjithashtu shtetet fqinje të Kosovës kundërshtojnë lëvizjen e kufijve. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se një arritja e nje marrëveshje përmes shkëmbimit të territoreve apo njerëzve është e dëshme dhe mund të minojë gjithë progresin e bërë në rajon që nga përfundimi i konfliktit.

Gjithashtu kundërshtim i fortë ndaj idesë së korrigjimit të kufijve ka ardhur edhe nga Gjermania si një prej shteteve më të fuqishme anëtare të BE’së, Kryediplomati gjerman, Heiko Mass, ka thënë se një lëvizja e kufijve vonon zgjidhjen mes Prishtinës dhe Beogradit dhe i çon negociatat në një rrugë qorre.

Tags: BEGjermaniaMiroslav Lajçak
Postimi i mëparshëm

Haradinaj: Opozitë e dështuar nuk është ajo që kthehet në qeverisje

Postimi tjetër

Në ora 18:00 Kurti bashkëbisedon online me studentët e Harvardit

Të ngjajshme Postime

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit
Politikë

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit
Politikë

Zogaj: Sot e gjithë struktura rreth Kurtit përbëhet nga injorantët edhe të korruptuarit

27 August 2025
Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së
Politikë

Haxhiu publikon fotografi nga takimi lamtumirës, falënderon stafin e MD’së

27 August 2025
Haxhiu kritikon opozitën: Me 6 vota më shumë Rashiq do të ishte nënkryetar i Kuvendit
Politikë

Haxhiu kritikon opozitën: Me 6 vota më shumë Rashiq do të ishte nënkryetar i Kuvendit

26 August 2025
Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri
Politikë

Agim Veliu: Kurti refuzoi kërkesën time për të dërguar policinë në veri

26 August 2025
Krasniqi: Procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve nga minoritet duhet të përsëritet
Politikë

Krasniqi: Procedura për zgjedhjen e nënkryetarëve nga minoritet duhet të përsëritet

26 August 2025
Postimi tjetër
Në ora 18:00 Kurti bashkëbisedon online me studentët e Harvardit

Në ora 18:00 Kurti bashkëbisedon online me studentët e Harvardit

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu