Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci është shprehur i i tronditur nga lajmi se Sylë Zhitia u nda nga ne fizikisht duke thënë se është e pabesueshme dhe papranueshme se më në mesin tonë, nuk e kemi Sylën, plot energji, vullnet e përkushtim, të kujtimeve më të sinqerta për bashkëveprimtarin e orëve të para të ilegalitetit tim, përcjell InLajmi.
Ai tha se ishte shtylla e kujdesit për vëllain, heroin Afrim Zhitinë, bartës i porosive dhe mesazheve pas lirimit të tij nga burgu e deri te rënia heroike. Kjo nuk e zmbrapsi Sylën, e bëri edhe më të fortë, edhe më të vendosur në rrugën për çlirim.
“Sot, dita është më e rëndë për Bacën Osman e Nënën Qamile, të cilët përjetuan gjithë torturën dhe dhimbjen që ua shkaktoi pushteti serb, andaj, dua të marrë edhe unë një pjesë nga dhimbja e tyre, dhe ta dinë se nuk janë vetëm” shkroi Lladrovci në facebook.
Ngushëllime të sinqerta Bacës Osman, Nënës Qamile dhe familjes atdhetare Zhitia.
I përjetshëm është kujtimi për Sylën. Lavdi jetës dhe veprës së tij atdhetare!/InLajmi/




















