• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 16 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sporti Ndërkombtar Tenis

Djokovic: Do të luaj deri në moshën 40 vjeçare

J G nga J G
16 May 2020
në Tenis
0 0
0
Djokovic: Do të luaj deri në moshën 40 vjeçare
3
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Novak Djokovic beson se mund të luajë deri në moshën 40-vjeçare dhe tenisti që kryeson renditjen ATP mendon se do të jetë në gjendje për të thyer rekordin e veteranit zviceran Roger Federer si numri 1 në klasifikimin e përgjithshëm botëror.

Pas një jave, Nole do të festojë 33-vjetorin, sidoqoftë tenisti nga Serbia është i bindur se do të kalojë tenistin e famshëm helvet, duke përmirësuar rekordin tjetër që mbahet nga 38-vjeçari nga Bazeli me 20 trofe të fituar në turnetë Slam.

Në fakt Roger ka qëndruar për shumë kohë i shkëputur nga të tjerët, duke përmirësuar ndjeshëm të gjitha rekordet që kishte fiksuar tenisti amerikan Pete Sampras, gjithsesi vitet kalojnë edhe për të dhe tani është koha e dyshes Nadal – Djokovic, madje falë 5 titujve të fituar në 7 turnetë e fundit të Grand Slam-it tenisti ballkanas po i ngjit shkallët me shpejtësi dhe po I afrohet kërcënueshëm kreut.

Kështu Roger Federer mban aktualisht rekordin e qëndrimit në fronin e këtij sporti me 310 javë, 237 prej të cilave madje kanë qenë rresht, por Novak, në krahun tjetër, po afrohet me shpejtësi me 282 javë kryesim, megjithëse, për hir të së vërtetës, vetëm 122 prej këtyre javëve janë regjistruar radhazi.

Në një intervistë me gazetarin e mirënjohur amerikan, Graham Bensinger, numri 1 i botës deklaroi se objektivi i tij kur të tërhiqet është që të mbetet si tenisti me më shumë javë në kryesim në renditjen botërore, gjë tashmë plotësisht e arritshme, duke marrë në konsideratë faktin që Nole është vetëm 28 javë larg veteranit zviceran. Pothuajse 33-vjeçar, Djokovici është ngjitur në kuotën 17 të trofeve Slam, vetëm 2 tituj më pak se sa “mbreti” i fushave me dhe, Rafael Nadal, dhe 3 larg “mbretit” të këtij sporti Federer.Pa shumë modesti, tenisti ballkanas tha se nuk ka asnjë dyshim se falë aftësive dhe dhuntive të tij është në gjendje për t’i mposhtur rivalët e tjerë të triumviratit, që ka dominuar më së shumti në dy dekadat e fundit, dhe, në fakt, 52 nga 60 turnetë e fundit të mëdhenj të këtij sporti janë fituar pikërisht nga tenistët e treshes së famshme.

Nole foli për armën e tij më të rëndësishme, që është besimi në vetvete, dhe forca e madhe që ka në aspektin psikologjik, e për të vërtetuar fjalët e tij mjafton të kujtohet rasti i edicionit të fundit në “All England Club”, ku Djokovici mposhti Federerin në finalen e Wimbledonit, duke i anuluar dy mundësi për turneun, për më tepër kur në shërbim ishte vetë tenisti i madh helvet, madje në një finale ku Roger kishte statistika shumë më të mira sesa ato të tenistit nga Serbia, si për pikët, gameve apo qoftë edhe për goditjet fituese.

Numri 1 i botës rrëfeu se trofetë Slam dhe javët e qëndrimit në krye të klasifikimit të përgjithshëm botëror përbëjnë objektivat e tij kryesorë për të ardhmen.Tenisti ballkanas ka një bilanc perfekt në vitin 2020, duke fituar 18 nga 18 ndeshjet në dispozicion. Një ecuri e tillë e pathyeshme i dha për rrjedhojë numrit 1 të botës edhe tre trofe gjatë këtij sezoni, në ATP Cup me përfaqësuesen e Serbisë, Australian Open si dhe turneun 500 në Dubai. Pra, në momentin kur u ndërpre sezoni për shkak të pandemisë së Koronavirusit, Nole ishte në një formë të shkëlqyer.

Roger do të mbushë 39 në fillimin e muajit gusht, kështu që në mënyrë të kuptueshme është ndoshta në vitin e tij të fundit në këtë sport, sidoqoftë vetë Djokovic rrëfeu se nuk beson në limite, madje ai shtoi se, sipas tij, limitet janë thjesht iluzione të egos në mendjen e gjithsecilit. Deklaratë disi kontradiktore, duke patur parasysh fjalët e shoqes së tij të jetës, Jelena Ristic, që dy vjet më parë rrëfeu se, pas disfatës me francezin Benoit Paire në Mastersin e Miamit, bashkëshorti i saj i kishte kërkuar për të varur raketën në gozhdë, duke hequr dorë përfundimisht nga ky sport.

Në vitin 2018 pas asaj humbjeje Jelena pati deklaruar se, pasi i mblodhi bashkë, ai i shtangu të gjithë pjesëtarët e stafit, duke thënë se do të hiqte dorë, gjë që mund të konfirmohet edhe nga vetë biseda me menaxherin e tij, Edoardo Artaldi, të cilit i tha se do të tërhiqej për një periudhë të pacaktuar 6 muaj, 1 vit apo qoftë edhe përfundimisht, transmeton SS.

Historia më pas dihet, tenisti serb vijoi karrierën dhe u rikthye duke triumfuar në Wimbledon. Intervista do të publikohet këtë fundjavë në rrejtet lokale dhe ato kombëtare në Shtetet e Bashkuara, një intervistë ku numri 1 i botës foli gjerë e gjatë për jetën e tij, dëmtimet, problemet, martesën, si dhe vuajtjet e shumta me të cilat u përball gjatë periudhës së bombardimeve në vendin e tij në vitin 1999.

Tags: Novak DjokovicPete SamprasRoger Federer
Postimi i mëparshëm

Nuk është e thënë të diplomoheni në të 20-tat, vërteton Eliza Dushku!

Postimi tjetër

Presidenti Thaçi rikujton intelektualin dhe veprimtarin kombëtar Ukshin Hoti

Të ngjajshme Postime

Carlos Alcaraz siguron finalen e Wimbledon, kërkon trofeun e tretë radhazi
Tenis

Carlos Alcaraz siguron finalen e Wimbledon, kërkon trofeun e tretë radhazi

11 July 2025
Kosova ngritët në ranglistën e shteteve në tenis
Tenis

Kosova ngritët në ranglistën e shteteve në tenis

18 April 2023
Viti 2022 lë mbresa në jetën e Novak Djokovic, ja pse!
Tenis

Viti 2022 lë mbresa në jetën e Novak Djokovic, ja pse!

13 January 2023
Carlos Alcaraz bëhet numri një në tenis
Ndërkombtar

Carlos Alcaraz bëhet numri një në tenis

16 November 2022
Federer: Kam humbur punën time, por jam shumë i lumtur
Tenis

Federer: Kam humbur punën time, por jam shumë i lumtur

29 September 2022
Federer tregon arsyen e tërheqjes nga tenisi
Tenis

Federer tregon arsyen e tërheqjes nga tenisi

21 September 2022
Postimi tjetër
Presidenti Thaçi rikujton intelektualin dhe veprimtarin kombëtar Ukshin Hoti

Presidenti Thaçi rikujton intelektualin dhe veprimtarin kombëtar Ukshin Hoti

Lajmet e fundit

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

Si ndërtohet një lidhje e lumtur dhe e qëndrueshme?

16 October 2025
Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

Dokumenti do të publikohet të enjten – zbulohen detaje rreth ‘murit të dronëve’ që BE planifikon ta ketë funksional kundër Rusisë

16 October 2025
Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

Franca nuk e grumbulloi, djali i Zinedine Zidane do të luajë në Botëror me kombëtaren afrikane

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

Daut Haradinaj: S’kisha dashtë as me e pasë emrin në listë ku është Fatmir Limaj

16 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

Kek me fruta të thata, i shijshëm dhe i butë si pambuk

29 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu