“Plazhin, shumica e shqiptarëve që do të shkojnë në det, do ta bëjnë si dikur me çadër me vete”. Kështu tha Kryeministri Edi Rama, duke dhënë disa detaje në lidhje me mënyrën sesi do të kryhet turizmi në këto kohë të Coronavirusit.I ftuar në “Opinion”, Rama u shpreh se nuk do të ketë më plazh ku duhet të paguash një çadër e shezlong për të shijuar bregdetin.
Kreu i qeverisë shtoi se nuk do të ketë më plazhe private, por përjashtim bëjnë vetëm hotelet.
“Ne duhet të mos rriskojmë përtej arsyes. Ne nuk duam të bëjmë një protokoll të stërndërlikuar. Jo 7 metra çadra nga çadra. Ne nuk duam të bëjmë plazh me policë e ushtarë. Ne duam mirëkuptimin e popullit shqiptar e të qytetarëve që secili të bëjë të vetën. Nuk do të lejojmë më asnjë kontratë private për shezlone e çadra përveçse hoteleve. Hotelet kanë turistë, kanë kuadratin e tyre. Ndërkohë të gjitha plazhet e tjera do të jenë plazhe të lira e publike, dhe plazhi do të bëhet si dikur. Nga kjo pikëpamje plazhet do të jenë masivisht publike.
Do të jetë plazhi si dikur me çadër me vete”,– tha Rama.