Policia e Kosovës bënë të ditur se ka pranuar 9 raportime të dhunës familjare në të gjitha drejtoritë e saj rajonale në Kosovë, shkruan InLajmi.
Me numrin më të madh të rasteve qartë prinë Drejtoria Rajonale e Prishtinës, e cila ka gjithsejt 5 raste prej të cilave një e cilësuar si lëndim i lehtë trupor.
Mëposhtë detajet e rasteve.
Drejtoria Rajonale në Prishtinë
Prishtinë 14.05.2020 – 23:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën f/kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Podujevë 14.05.2020 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 14.05.2020 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur viktimat f/kosovare dhe m/kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 15.05.2020 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike dhe kishte kanosur viktimën f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 15.05.2020 – 12:45. Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale, e dyshuara femër kosovare e ka sulmuar të dyshuarin mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Dy të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor dhe më pas, në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si me lartë dhe dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Drejtoria Rajonale Gjakovë
Rahovec 15.05.2020 – 01:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vajzën e tij e më pas edhe anëtarët e tjerë të familjes. I dyshuari është arrestuar ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet
Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug
Mitrovicë 14.05.2020 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar –zyrtar policor pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës-bashkëshortes së tij femër/kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar IPK të cilët pas zhvillimit të hetimeve preliminare të dyshuarin e kanë suspenduar për 72 orë. Me vendim të prokurorit pas përfundimit të procedurave i dyshuari është liruar. /InLajmi/