Ish-presidenti francez, Jacques Chirac, i cili kishte një nga karrierat më të gjata politike në Evropë, ka vdekur sot në moshën 86 vjeç.
Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur edhe liderët politikë në Kosovë.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova do ta kujtojë gjithmonë ish-presidentin Chirac si një përkrahës të fuqishëm të vlerave të lirisë dhe jetës.
“Me keqardhje mësova lajmin për vdekjen e ish Presidentit francez, Jacques Chirac. Kosova do të kujtojë gjithmonë ish Presidentin Chirac si një përkrahës të fuqishëm të vlerave të lirisë dhe jetës, dhe në këtë frymë edhe vendimin për mbështetjen e fuqishme të Republikës së Francës për të ndalur gjenocidin dhe ekzodin e popullit të Kosovës në vitin 1999, për intervenimin e NATO-s kundër agresorit serb udhëhequr nga Millosheviqi. Në emër të popullit të Kosovës, i shpreh ngushëllime popullit të Francës dhe familjes së ish-Presidentit Chirac”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.