Ky është reagimi i Ahmetit pas një rasti pozitiv me koronavirus në PrishtinëNë vend sonte janë 10 raste pozitive me koronavirus, e një edhe në kryeqytet, me që rast kryetari Shpend Ahmeti tregoi detaje, përcjell InLajmi.
”10 raste të reja në krejt Kosovën, dhe një rast i ri në Prishtinë. Edhe ky rast i sotem është në lidhje me spitalin privat e para disa ditëve. Numri total i rasteve aktive në Prishtinë është 11. Ju urojmë shërim të shpejtë të gjithëve” shkroi Ahmeti në facebook.
Ai tha se sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave.
Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazen e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik./InLajmi/