Emërimin e tre anëtarëve të ri të Këshillit Drejtues në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”,nga ana e ministres Hykmete Bajrami, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ORCA po e sheh shqetësues, shkruan InLajmi.
Ata po thonë se përveç që ndërrimi i anëtarëve u bë në kohë të papërshtatshme, në mes të procese zgjedhore në UP. Ai po ashtu përëbënë edhe konflikt interesi.
Kjo për faktin se dy nga këta anëtarë: Mentor Geci dhe Fisnik Reçica, janë ligjërues të dy universiteteve private.
“Ky veprim përbën konflikt të hapur të interesit përmes të cilit punëtorë të kolegjeve private do ta drejtojnë universitetin publik i cili shihet si rivali kryesor i kolegjeve private në biznesin e tyre. Për më tepër, anëtarët e Këshillit Drejtues kanë qasje në secilin informacion konfidencial të mundshëm të Universitetit të Prishtinës, duke përfshirë planifikimet e mundshme për të konkuruar me të gjitha institucionet tjera të arsimit të lartë, publike e private. Vendosja në krye të universitetit, e njerëzve që rrogën primare e marrin në institucionet konkurrente private të arsimit të lartë, është skandaloze, për më tepër dorëzim i qëllimshëm i interesit publik në duart e interesave private. Kjo përbën futjen e “Kalit të Trojës” në Universitetin e Prishtinës.”-kanë shkruar ata,/InLajmi/



















