Një femër në Prishtinë në stacionin policor ka raportuar se ditë më parë ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se me forcë e kishte futur në veturë dhe më pas e kishte dhunuar seksualisht.
Personi është në kërkim dhe rasti rasti është nën hetim.
“Prishtinë 12.05.2020 – 19:50. Viktima femër kosovare ka informuar se ditë më parë ish I dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se me forcë e kishte futur në veturë dhe më pas e kishte dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin e PK-së./InLajmi/


















