Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, ka takuar kompanitë anëtare të Asociacionit “PAMKOS”, që mbledh brenda vetes kompanitë që kujdesen për mirëmbajtjen e pastërtisë dhe ambientit.
Këto kompani kanë qenë jashtëzakonisht të angazhuara në mirëmbajtjen e pastërtisë dhe ambientit, pandërprerë, gjatë tërë periudhës të pandemisë, me angazhim dhe përgjegjësi të shtuara.
Këto kompani po ballafaqohen me krizë të thellë financiare, pasi që pandemia dhe mungesa e komunikimit me konsumatorët, si pasojë e pandemisë, ka reduktuar drastikisht arkëtimet e pagesave për shërbimet që i ofrojnë. Qeverisja qendrore dhe ajo lokale duhet t’i përkrah financiarisht këto kompani, për pjesën e pagave dhe shpenzimet tjera të operimit, deri në stabilizimin e gjendjes të tyre afariste në të kundertën, rrezikojmë të kanosemi edhe ndonjë katastrofë ekologjike, si pasojë e problemeve operuese të këtyre kompanive.