Masat shtrënguese kundër pandemisë COVID-19 kanë paralizuar transportin publik dhe privat në vend.
Kryetari i Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve, Ruzhdi Kurtishaj po kërkon nga Qeveria në detyrë lehtësim të masave për transportin e udhëtarëve pasi është kërkesë e kompanive transportuese dhe të udhëtarëve.
Kreu i kësaj shoqate thotë për KosovaPress se ka marrë ankesa nga shumë kompani që në rast se nuk fillon puna e kompanive të tyre do të protestojnë, meqenëse humbjet në këtë sektor janë shumë të mëdha.
Kurtishaj po ashtu ka thënë se vetëm në transportin me autobusë janë mbi 10 mijë të punësuar, ndërsa dëmet e shkaktuara nga pandemia deri tash janë rreth 50 milionë euro.