Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar masakrën në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq shkruan InLajmi.
Haradinaj ka thënë se masakra në Qyshk, Pavlan, Llabjan e Zahaq, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës.
Haradinaj shtoi se Kosova është e mbushur me varre ku pushojnë qindra shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur, që u ekzekutuan barbarisht nga shteti serb, në tentim të spastrimit etnik.
Ai tha se Drejtësia duhet të vendoset sa më parë, e ata që kryen këto krime, të marrin dënimin meritor. /InLajmi/