Presidenti Thaçi u ka dedikuar homazh Nebih e Tahir Mehës në 39 vjetorin e rënies heroike të tyre, përcjell InLajmi.
“Më 13 maj 1981, u rrethuan në kullën e tyre në Prekaz nga njësi të shumta policore. Ata nuk u dorëzuan, por bënë rezistencë deri në fund, duke u bërë simbol i mbrojtjes së pragut të shtëpisë dhe frymëzim për rezistencë të armatosur në kontekstin historik të demonstratave të vitit 1981”
“Emrat dhe veprat e Nebih dhe Tahir Mehës janë përjetësuar në historinë e re të Kosovës.”-ka përfunduar ai./InLajmi/
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3766109013459430/?type=3&theater