Kryeministri Edi Rama me anë të një lidhje live me gazetarët është shprehur se në ditët në vijim do të merren vendimmarrje të tjera për fazën e hapjes ndaj Covid-19.
Rama ka shtuar se brenda muajit maj do të punohet për hapjen e kufijve.
“Brenda pak ditësh do dalim me vendimmarrje. do vazhdojnë të lehtësohen. Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësor të hapen. Shpresoj që kjo të jetë e mundur. Kushdo që vjen karantinohet në shtëpi. Shengeni është i mbyllur deri më 15 qershor. Fluturimet janë të kufizuara”. tha Rama.