Dr. Sandra Lee ka treguar se ushqimimet me yndyrna nuk kanë aspak ndikim në sasinë e vajit në lëkurën tuaj.
“Një dietë e pasur është thelbësore për shëndetin tonë, por nuk shoh një lidhje të drejtpërdrejtë midis ushqimeve që hani dhe që kanë ndikim në lëkurë. Megjithatë, ekziston një përjashtim. Një përjashtim shumë i madh në të vërtetë. Qumështi. Jo çdo lloj produkti i qumështit dhe jo vazhdimisht. Por produktet e qumështit, që janë të pasura me hormone, të cilat mund të gjenden në qumështin e lopës dhe tek djathi”, shprehet ajo për Metro.
E pyetur për çokollatën, Sandra tregoi se mund të ketë ndikim në krijimin e akneve, pasi ka përbërje qumështi./InLajmi/