Ish-bashkëlojtari i Manuel Neuer, Mesut Ozil dhe Mats Hummels në ekipin kombëtar të Gjermanisë, Chinede Ede, e ka pranuar se ai luante në ndeshjet e Bundesligës përderisa ishte nën efektin e drogës.
Chinede Ede ishte pjesë e ekipit triumfues të Gjermanisë në Kampionatin Evropian U-21 në vitin 2009, ndërsa ai luante në Bundesligë për Mainzin dhe më vonë për Hertha Berlinin, mes edhe disa klubeve të tjera.
Tani, në moshën 33-vjeçare, ai është pensionuar nga karriera e tij si futbollist dhe është duke e synuar një karrierë në muzikë.
Njëra ndër këngët e tij të fundit përfshin edhe tekste si “e urrej futbollin” dhe “para 60,000 njerëzve në Bundesligë, nganjëherë i pirë”.
Duke folur për T-Online, Ede e sqaroi se urrejtja e tij ishte e drejtuar te industria e futbollit, e cila sipas tij bën që njerëzve të përfshirë t’ua shuajë personalitetin.
“Unë e nisa sepse ishte argëtuese. Në atë industri – dhe me të vërtetë është industri – ata duan robotë të përshtatshëm, të cilët vazhdojnë ta tregojnë m*tin e njëjtë vazhdimisht. Gjithçka lidhur me këtë, me të gjitha zyrtarët, ishte e pështirë për mua”, ka thënë Ede.
“99 për qind e lojtarëve që flisnin hapur dhe ishin të sinqertë u zëvendësuan shumë shpejt. Nuk kishte të bënte asgjë me sportin origjinal më. Kushdo që ishte pak më ndryshe futej brenda një kutie derisa të bëhej i përshtatshëm me botën”.