Loredana si duket e ka shfrytëzuar anën e mirë të karantinës duke e shfrytëzuar për punë sepse pas klipit të fundit me Zunën ajo e ka gati klipin e ri me reperin e njohur Capital Bra, shkruan InLajmi.
Nëse për ne ditët e karantinës kanë qenë të mërzitshme sa më s’ka, për Loredanën koha e izolimit është përkthyer në punë.
Teksa ka qëndruar në shtëpi me të voglën e saj, Hanën, reperja është kujdesur ta shfrytëzojë kohën në maksimum dhe të përgatisë projekte të reja për fansat e saj.
Pasditen e sotme, Loredana surprizoi ndjekësit në Instagram me një lajmërim për këngën e re, një bashkëpunim me reperin me famë ndërkombëtare, Capital Bra.
Ky lajm është pritur mjaft mirë nga ndjekësit dhe me aq sa kanë treguar deri tani, kënga duket super tërheqëse./InLajmi/