Gëzim Këlmendi i partisë Fjala ka shkruar se kur kryeministri Kurti i kishte thënë ish-kryeministrit Mustafa argat i Serbisë, si duket e paska xhelozu dhe ia paska pasë lakmi, përcjell InLajmi.
Kryeministri Kurti për këto 70 ditë të pushtetit të tij, ia bëri një argat të mirë Serbisë.
Serbia pas pushtimit ekonomik po e pushton edhe mjekësinë e Kosovës!
Pas heqjes së taksës, Serbia arriti që t’i eksporton në Kosovë rreth 12 milion euro mallra të ndryshme.
Ndërsa ditëve të fundit Serbia ka filluar ta pushtoi edhe shëndetësinë e Kosovës.Prej fillimit të pandemisë COVID-19, në Kosovë ka arritur numër i madh i përsonelit shëndetësor nga Serbia.
Vetëm dje kanë hyrë në Kosovë dhjetëra vetura dhe autoambulanca nga Serbia.
Mos t’i harrojmë 1000 testet e famshme nga Serbia që i pranoi qeveria Kurti, teste këto që e shpallën Serbinë shpëtimtare të Kosovës në sytë e opinionit ndërkombëtar.
Në fund për Serbinë, qeveria Kurti kishte pregaditur edhe” qershinë mbi tortë”.Ish- këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkelzen Gashi kishte akuzuar për më shumë se 10 vite UÇK-në për krime lufte.
Por këto akuza të tij në drejtim të UÇK-së nuk ishin pengesë që ai të emërohej këshilltar në kabinetin e kryeministrit Kurti.
Edhe pasi që ai u emërua këshilltar në kabinetin e Kurtit, vazhdoi me avazin e njejtë duke akuzuar UÇK-në.Akuzat e tij në drejtim të UÇK-së bënë jehonë në Serbi.
Dhe vetëm pas presionit të madh kosovar, kryeministri Kurti e liroi nga detyra këshilltarin e tij me fjalë miradie për të, por nuk e dënoi gjuhën dhe nuk u distancu nga gjuha e këshilltarit të tij.
Thënë të drejtën, nuk kam besuar që kryeministri Kurti do t’i bëj aq shumë argat Serbisë!/InLajmi/