Pas arritjes së marrëveshjes për koalicion midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, shkruan InLajmi.
Zyrtari për informim i kësaj parte, Arlind Manxhuka nëpërmjet një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me këtë marrëveshje të ciën e quan marrëveshje të turpit.
Sipas Manxhukës kjo marrëveshje e cila fillon me frazën “duke respektuar vullnetin qytetarë të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit”, është e kundërta e atij vullneti.
“Imagjinoni, marrëveshja e turpit fillon me frazën “duke respektuar vullnetin qytetare te shprehur ne zgjedhjet e 6 tetorit. Ne fakt kjo është saktësisht e kundërta e atij vullneti”, ka shkruar Arlind Manxhuka, zëdhënësi i Vetëvendosjes, në profilin e tij në facebook./InLajmi/