Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është frustruar keq me Qeverinë në detyrë e cila paralajmëroi se pas kthimit të tij ai duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë, transmeton InLajmi.
Pacolli në reagimin e tij në Twitter ka shkruar se Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor të Serbisë të hyjë në Kosovë, pa shkuar në karantinë.
“Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor nga Serbia të hyjë në Kosovë pa shkuar në karantinë. A vlejnë të njëjtat rregulla për të gjithë apo jo Albin Kurti. Qeveria është një turp për shtetin me lojërat politika që po bën kundër atyre që mendojnë ndryshe tyre”, ka shkruar Pacolli.
Ata kanë pohuar se pavarësisht pozicioneve që kanë qytetarët përpara çështjeve të shëndetit publik trajtohen jo nga pozita por sipas kritereve të paracaktuara shëndetësore./InLajmi/