Ekipi i Barcelones si duket nuk do ta mbajë më në skuadër lojtarin Jean Clair Todibon, i cili verës pritet të largohet nga Katalonja, përcjell InLajmi.
Francezi, i cili u përmend shumë në janar, pasi u kërkua nga Milan, do të largohet në merkaton e verës përfundimisht nga Katalonja.
Për momentin ai është i huazuar te Schalke 04 dhe në fund të sezonit do të rikthehet te Barça, ndërsa më pas destinacioni i tij pritet të jetë Premier League.
Kështu raporton “Sport”, me Barcelonën që kërkon të paktën 20 milionë euro për shërbimet e mbrojtësit. Për 20-vjeçarin ka interes nga Everton, si dhe Newcastle./InLajmi/




















