Receta e tavës së dheut është një nga gatimet më të veçanta të traditës shqiptare! Një gjellë e shijshme dhe e ngrohtë, që kombinon përbërës të thjeshtë e të freskët. Gjithmonë e shijshme për adhuruesit e gatimeve me produkte tradicionale të kuzhinës shqiptare.(Receta nga Renato Mekolli)
Përbërësit
250 gr mish viçi të freskët
200 gr domate të freskëta
200 gr gjizë
100 gr spec jeshil
2 vezë
1 qepë e thatë
1 spec djegës
1 lugë gjelle miell
½ lugë gjelle salcë domatesh
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Udhëzimet
STEP 1Lajmë dhe pastrojmë domatet dhe specat. Mishin e presim në kubikë rreth 3 cm të gjatë dhe i lëmë mënjanë.
STEP 2Presim në kubikë të vegjël qepën dhe specat, në mënyrë që të mos jenë të dukshëm në pjatën finale.
STEP 3Në një tigan vendosim pak vaj ulliri dhe hedhim copat e mishit. I skuqim për aq kohë sa të marrin ngjyrë të kuqe.
STEP 4Shtojmë kripë, salcë domatesh dhe pak ujë. Përziejmë deri sa përbërësit të lidhen bashkë. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mënjanë.
STEP 5Në një tigan të pastër vendosim vaj ulliri dhe qepën. Përziejmë deri sa të marrë ngjyrë të verdhë dhe shtojmë specat. Ndërkohë ndezim furrën në temperaturën 200 gradë.
STEP 6Kur specat të kenë marrë pak ngjyrë, shtojmë miell dhe përziejmë ngadalë. Presim domatet në kubikë shumë të vegjël dhe i shtojmë në tigan.
STEP 7Në momentin që shohim se është krijuar një masë në formë salce, shtojmë gjizën dhe vazhdojmë e përziejmë.
STEP 8Rrahim vezët në një tas, i shtojmë tek salca në tigan dhe përziejmë përbërësit.
STEP 9Kur përbërësit të jenë lidhur mirë bashkë, heqim tiganin nga zjarri dhe bashkojmë masën me copat e mishit.
STEP 10E vendosim në një tavë balte dhe më pas për t’u pjekur për 20 minuta.