Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se se qytetarët e Prishtinës duhet të kemi kujdes me pandeminë COVID-19, shkruan InLajmi.
Ahmeti ka thënë se Prishtina është kryeqytet i Kosovës dhe të gjithë ne kemi familjarë e të afërm në qytetet e fshatrat nëpër krejt komunat e Kosovës.

Ai ka shtuar se numri i rasteve në krejt Kosovën, e posaçërisht në Pejë është brengosës për krejt neve, sepse as Prishtina nuk do të jetë mirë në qoftë se tjerat komuna janë në rrezik.
Ahmeti ka falenderuar dhe ka rekomanduar u afruar fazave të relaksimit të qëndrojmë bashkë në diciplinën tonë e duke i ndihmuar të gjithë të tjerët që kjo të kalohet sa më shpejtë.





















