26 prill 1870 – Në Shtetin Osman hapet Shkolla e Mësueseve (Darulmuallimat), që kishte për qëllim angazhimin e mësueseve të reja në shkollat fillore dhe të mesme për vajza.
26 prill 1936 – Vdes Samipashazade Sezaiu (Samipaşazade Sezai), autor i romanit me titull “Aventurë” (Següzeşt), një prej romaneve të para realiste dhe me rëndësi të veçantë në historinë e letërsisë turke.
26 prill 1966 – Nga tërmeti i fuqisë 8 ballë që tronditi qytetin Tashkent (Taşkent) të Republikës së Uzbekistanit, u rrënuan mbi 36 mijë godina dhe 300 mijë persona mbetën të pastrehë.
26 prill 1986 –Ukraina u trondit nga shpërthimi gjatë një testi të zhvilluar në reaktorin bërthamor në Çernobil. Nga retë radioaktive që u krijuan si pasojë e shpërthimit, u dëmtuan afërsisht 7 milionë persona.
26 prill 1999 – Në përvjetorin e fatkeqësisë së Çernobilit piratët kibernetikë bllokuan kompjuterët. Nga virusi Çernobil u ndikuan mbi 300 mijë kompjuterë. Kostoja e këtij virusi për kompanitë ishte 100 miliardë dollarë.