Drejtori ekzekutiv i NDI (Instituti Demokratik Kombëtar) Arianit Shehu, ka marrë shpërblim në Mbretërinë e Jordanisë, përcjell InLajmi.
Shehu sot ka pranuar “Medaljen e Nderit” e cila njëherit mban edhe stemën mbretërore të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vet Shehu nëpërmjet një postimi në facebook.
Kujtojmë se Shehu edhe në të kaluarën është shpërblyer për punën e tij.
Ky është postimi i plotë i Arianit Shehu:
Pranova sot “Medaljen e Nderit” (“Medal of Honor”) nga Komandanti i Shtabit Suprem të Ushtrisë Jordaneze për punën në ndërtimin e kapaciteteve të Qendrës Ushtarake për Luftimin e Extremizmit dhe Terrorizmit. Medalja përmban edhe Stemën Mbretërore të Mbretërisë Hashemite të Jordanit./InLajmi/