Nevoiten: 4 të bardha veze, 300 gr sheqer, 5 lugë mjaltë, 350 gr arra të grimcuara, kore oblande.
Të bardhat e vezëve me sheqer, tunden mbi avull gjersa të trashen në borë të dendur.
Shtohet mjalti i shkrirë dhe më tutje tunden mbi avull gjersa masa të trashet. Hidhen arrat, përzihen me masën e vezëve dhe me të lyhet njëra kore e oblandës.
Me koren tjetër mbulohet, vendoset në vend të ftohtë gjersa të forcohet, pastaj pritet në katrorë. Nga Ceka