Tash e një javë është përfolur se disa shtete të botës po i lehtësojnë masat e lëvizjes për qytetarët duke i ri-hapur shumë biznese e shteti Gjerman madje ka hapur edhe disa shkolla, përcjell InLajmi.
Disa shkolla në Gjermani, rihapën dyert të enjten, pasi u mbyllën me javë të tëra për shkak të pandemisë së COVID-19. Sipas autoriteteve shkolla do të hapet vetëm për ata nxënës që kanë sezonin e provimeve.
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se kufizimet po lehtësohen sa më shumë të jetë e mundur, por kritikoi disa nga autoritetet lokale që po lëvizin shpejt drejt hapjes.
Në videon e publikuar nga VOA, shihen nxënësit në një shkollë teksa i respektojnë masat e mbrojtjes ndaj COVID-19, duke i dezinfektuar duart qysh në hyrje.
Pas Gjermanisë edhe Austria pritet të marrë vendime të tilla./InLajmi/