Daut Haradinaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, ka thënë se Aleanca synon një qeveri të re, me emra të pastër dhe me mbështetje të Kuvendit. Ai ka thënë se partia e tij dëshiron një qeveri të re, që do të ketë bashkëpunim edhe me partitë që do të mbeten në opozitë.
“Të jeni të sigurt, se sa unë dhe Aleanca, nuk është i interesum me pa një sukses dhe një qeveri të mirë. Jemi të interesum me kalu në një nivel të ri politik, me emra të pastër, për qeverinë e re. Po ashtu, jemi të interesum me pas bashkëpunim edhe me ato parti që janë në opozitë. Duhet të ketë një dakordim, duhet të ketë një qëndrim të përbashkët”, tha Haradinaj në RTK. Ai ka theksuar se përkundër se nuk shprehen, shumica dërmuese e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, janë kundër zgjedhjeve.
“Nuk ka deputet që është i gatshëm me shku në zgjedhje. Unë rri edhe flas edhe me deputetë të partive të tjera. Nëse e bëjnë një votim të fshehtë në Kuvend, jam i bindur që 110 deputetë votojnë kundër shkuarjes në zgjedhje”, ka thënë ai.